Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur për licencimin e federatave. Çeku ka thënë se ata janë të angazhuar që të licencohen të gjitha federatat.

Sipas tij, nëse nuk licencohen federatat përgjegjësia nuk bie vetëm të federata por edhe te Ministri i Kulturës Sportit edhe Rinisë.

Profesori Bylbyl Sokoli e ka pyetur ministrin Çeku, nëse nuk licencohen klubet, kush pëson, çka do të ndodh me ligjin për sport, a mund ta shfrytëzojnë klubet sponsorizimin?

Mjnistri Çeku është kundërpërgjigjur duke treguar se nëse nuk licencohet federatat, klubet e futbollit nuk do të kenë mundësi që të përfitojnë nga sponsorizimi.

“Jo nuk munden”, ka thënë Çeku.

“Çdo mos-licencim i federatave është edhe faj i Ministrisë së Sportit. Por, barra bie mbi ata që vijnë për të aplikuar për licencim.E dyta, Komisioni i Licencimit janë të pavarur edhe nuk mundet ministri me ndërhy në Komision”, ka theksuar Çeku.

Ai ka thënë se nuk mund të flas për deri sa është në proces sepse nuk mund ti zbulojë detaje sepse e dëmton procesin.

“Nuk do të këtë refuzim të aplikimit për licencim, do të këtë insistim edhe rigorozitet që të mos licencohet as një federata pa i plotësuar të gjitha kriterët e përcaktuar në udhëzimin administrativ, mund të këtë vonesa por nuk do të këtë refuzime sepse ka vetëm insistim që të mos këtë kompromis me kriterët që i kemi caktuar”.

“Duam standarde të qeverisje së mirë në federata, duam integritet në sport pa këto kriter nuk licencohen”, ka deklaruar ai.

Më tej ai ka thënë se ministria nuk ka për qëllim ndëshkimin e federatave por licencimin e tyre në bazë të kriterëve.

“Kur jemi të Federata e Futbollit, ata kanë dorëzuar aplikacionin brenda dy javësh ky është afati parë për licencim ne iu kemi kthyer përgjigje me komentet e Komisionit për Licencim. Në pjesë me të madhe i plotëson kriteret por janë disa çështje disa dokumente disa kritere që duhet të dëshmohen më mirë edhe disa dokumente që mundojnë duhet të sillen në Komision për Licencim”, ka shtuar ai.