Mosdekretimi i kryeprokurorit, KPK akoma e pavendosur për hapat tutje
Aleksandër Lumezi ka një vit e gjysmë që ka përfunduar mandatin si kryeprokuror i shtetit. Një ditë pas dështimit të zëvendësimit të tij, Lumezi është parë teksa ka dal nga objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Brenda, ai mbase i ka këshilluar kolegët për atë që duhet vepruar, pasi këtë proces të vështirë e ka […]
Aleksandër Lumezi ka një vit e gjysmë që ka përfunduar mandatin si kryeprokuror i shtetit.
Një ditë pas dështimit të zëvendësimit të tij, Lumezi është parë teksa ka dal nga objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Brenda, ai mbase i ka këshilluar kolegët për atë që duhet vepruar, pasi këtë proces të vështirë e ka kaluar edhe vet në vitin 2015, kur u zgjodh kryeprokuror mes disa tërheqjeve nga gara e shumë polemikave.
Në KPK akoma janë të pavendosur se si do ta kundërshtojnë refuzimin e dekretimit të Blerim Isufajt.
I paqartë për të ardhmen e procesit është edhe vet ligji.
“Përderisa Ligji për Këshillin Prokurorial ka dispozita dhe procedurat i ka të rregulluara për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, mungojnë sqarimet apo dispozitat ligjore me të cilat do të ishte saktësu sjellja apo veprimi i KPK-së në rastet kur Presidentja refuzon një kandidat për kryeprokuror të shtetit”,
Megjithatë, Vullnet Bugaqku nga KDI, tregon se Presidentes mund t’i rikthehet përsëri emri, që ajo nuk po e do për kryeprokuror.
“Në rast se Këshilli vendos të rishpallë një konkurs, nuk ka asnjë pengesë ligjore që kandidati i njëjtë, pra zotëri Isufaj të rikandidoj përsëri për pozitën e njëjtë”, ka deklaruar ai.
Në situatën e krijuar, dikush që e ka monitoruar nga fillimi gjithë procesin, vlerëson se ai duhet të rikthehet nga fillimi.
“Ne konsiderojmë që është kriju një momentum i ri për me fillu një proces komplet të ri, pra me fillu nga zero procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit, për faktin që është miratu një ligj i ri për KPK-në dhe gjithashtu rregullorja për përzgjedhjen e kryeprokurorëve”, ka thënë Arbresha Loxha – Stublla.
E, në rast se përfundimisht nuk dekretohet si kryeprokuror i shtetit, Blerim Isufaj mund të mbetet edhe pa një pozitë të tjetër të rëndësishme në sistemin prokurorial, atë të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.
Për këtë pozitë, KPK ka hapur para pak ditësh një konkurs, pasi Isufajt së shpejti do t’i skadojë mandati.















