“Mosdorëzimi” – “Goli” më i bukur i Erand Bacaliut

Ëndrra e tij për tu bërë futbollist mund të kishte marrë fund para 2 vitesh.

Sikur të zgjidhte rrugën e dorëzimit, Erand Bacaliu do ishte përshëndetur nga loja e bukur me 8 tetor, 2022.

Por, ai nuk e ngriti flamurin e bardhë, pasi dëshironte ta vishte fanellën bardhezi të Lirisë.

Bacaliu kishte mbetur pa ndjenja në fushën e gjelbër, pas një përplasje me një kundërshtar.

Mes emocioneve ai rrëfën gjithçka.

“Ka qenë ndeshja kundër Istogut. Në fillim të takimit unë u përplasa me një kundërshtar dhe mbeta pa vetëdije në fushë. Pastaj me intervenimin e mjekëve dhe ambulancës u munduan të ma rikthejnë vetëdijen. Edhe pse mori kohë pak më të gjatë, por arritën të ma rikthejnë vetëdijen”.

20 vjeçari nuk e kishte ditur as vet se çka kishte ndodhur me të.

Ai i inkurajon futbollistët e rinjë të mos dorëzohen kurrë dhe pati disa falenderime për njerëzit që i qëndruan pranë në kohë të vështira.

“Unë nuk e kam ditur se çka ka ndodhur. Por, mi kanë dërguar disa video dhe pastaj e kam pa çka ka ndodhë në fushë. Por, kjo nuk më ka ndalur kurrë për me e realizu atë që e kam synu. I thëm të gjithë lojtarëve të mos dorëzohen sepse mund të ja dalin”.

Erandi tashmë është kapiten i grupmoshave U 21 të Lirisë, ku e ka besimin e plotë të trajnerit Robert Gjeraj, i cili i ndihmoi shumë djaloshit të ri.

“E kam ditur rastin e Erandit dhe menjëherë i kam thënë ti je kapiten i ekipit tim. Në fillim e ka pasur të vështirë, por i kam marr shembull vetën, dhe shumë futbollistë tjerë që janë lënduar. Tani ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadër”.

Në stadiumin “Përparim Thaqi”, Erand Bacaliu njihet si djalë i qetë, fjalëpak e shumë punëtor.

Ai është mesfushor dhe pashmangshëm e bëri veprimin e duhur: Nuk u dorëzua.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika