Mosformimi i Asociacionit mund të sjellë masa të reja – vendi mund të përballet me paralizë politike e ekonomike

Analistët poltikë në vend vlerësojnë se Bashkimi Evropian (BE) mund të vendosë sanksione ndaj Kosovës në të ardhmen, nëse nuk formohet Asociacionin i komunave me shumicë serbe

Analistët poltikë në vend vlerësojnë se Bashkimi Evropian (BE) mund të vendosë sanksione ndaj Kosovës në të ardhmen, nëse nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas tyre, ndonëse Asociacionin serbët e kanë vendosur si kusht që të kthehen në institucionet e Kosovës, ky mekanizëm nuk prezanton vlerë të shtuar institucional dhe ligjor të vendit.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, ka thënë se Kosova e ka Kushtetutën më të mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë sa i përket kapacitetit integrues për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, si në mekanizma shoqërorë, institucionalë dhe shtetërorë.

Sipas tij, pas marrëveshjes së viti 2013-1015 për formimin e Asociacionit, ky mekanizëm është parë si moment i integrimit përfundimtar të serbëve në mekanizmin shtetëror të Kosovës, të shoqërisë.

“Republika e Kosovës ka Kushtetutën më të mirën jo vetëm në rajon por edhe më gjerë sa i përket kapacitetit integrues për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë së vetë në mekanizma shoqërorë e institucional dhe shtetërorë. Në këtë rrafsh dihet mirëfilli se si pasoj e specifikave të veta dhe rrethanave politike, ndodhi siç ndodhi decentralizimi në kohën e vetë i komunave të reja që u krijuan, më pastaj si rrjedh e kësaj erdhëm edhe tek marrëveshja e 2013-2015 me të cilën bëhej fjalë për themelimin e një Asociacioni. Ky ishte paraparë që të jetë momenti i integrimit përfundimtarë në një formë ose tjetër në mekanizmin shtetëror të Kosovës, të shoqërisë dhe të angazhuarve serb në institucionet e Kosovës”, ka thënë Maloku për EO.

“Si e tillë a mund të bëhet që qytetarët serbë duke mos e pasur Asociacionin si mundësi integrimit, Kushtetuat e vendit e lejon gjithsesi është model. Mirëpo, çështja e Asociacionit është krejtësisht politike dhe ka ambicie politike dhe si e tillë bëhet parakusht i vendosur nga pala serbe për çështjen e integrimit të tyre ose ngjashëm”.

“Edhe pse Asociacioni është bërë një mundësi e integrimit të serbëve brenda vetes dhe me lidhje institucionale me Republikën e Kosovës, kjo është paramendimi serb. Në këtë rrafsh, Asociacioni si i tillë është një mekanizëm politik dhe si i tillë nuk është që prezanton vlerë të shtuar në mekanizmin institucional dhe ligjor të Kosovës, mirëpo është politik dhe si i tillë duhet pranuar si fakt politik që është Asociacioni. Ky është një parakusht nga ana e serbëve për të qenë pjesë e integrimit institucional të Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Arbnor Sadiku, analist politik, ka thënë se pasi të implementohet në tërësi Marrëveshja e Bratisllavës, bashkësia ndërkombëtare do të kërkojë nga Kosova që të bëjë edhe formimin e Asociacionit.

Sadiku shtoi se ekziston rreziku që në rast se Kosova nuk e formon Asociacionin, t’i vendosen masa vendit nga BE-ja, ku, sipas tij, me këtë rast Kosova do të gjendet në një paralizë ekonomike nga këto masa.

“Pasi që këto zgjedhje do të bëheshin, sigurisht që do të kërkohej nga bashkësia ndërkombëtare që të krijohet ky Asociacion dhe rreziku më i madh është që Kosovës në të ardhmen të mos i hiqen fare masat dhe sanksionet, por vetëm t’i shtohen ato duke e kushtëzuar Kosovën. Që jo vetëm t’i zbatojë të gjitha masat për deeskalimin e situatës në veriun e Kosovës, që janë tërheqja e policisë, futja në zgjedhje lokale, sa më shpejt zgjedhja e kryetarëve legjitimë e kështu me radhë, po mund të kushtëzohet në të ardhmen edhe me krijim e Asociacionit”, ka thënë Sadiku për EO.

“Do të thotë që në rast se Kosova nuk e krijojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përveç këtyre masave më herët që i ka kërkuar BE-ja, të shtohen edhe masa të tjera dhe, kësisoj, praktikisht Kosova gjendet në një situatë të palakmuar qoftë në aspektin politikë, ekonomik e kështu me radhë. Shumica e këtyre fondeve të BE-së që janë fonde të IPA-së janë të bllokuar për Kosovën dhe natyrisht që mosaplikimi për to në vitin 2025 është një lloj paralize ekonomike për Kosovën”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika