Moskë, protestë e grave të ushtarëve rusë, rreth 30 të arrestuar

Policia ruse arrestoi të shtunën rreth 30 persona në qendër të Moskës të cilët po merrnin pjesë në një tubim proteste kundër mobilizimit ushtarak nga autoritetet me qëllimin për të luftuar në Ukrainë.

Njoftimi u bë nga ‘OVD-Info’, një grup që monitoron respektimin e të drejtave të njeriut.

Gratë e ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë, u mbledhën pranë murit të Kremlinit për të vendosur lule në monumentin e Ushtarit të Panjohur.

Organizata bëri të ditur se shumica e të arrestuarve ishin gazetarë, duke shtuar se më vonë se disa prej tyre ishin lënë të lirë.

Po kështu një numër personash ishin arrestuar në vende të tjera po në qendër të Moskës, njoftoi ‘OVD-Info’.

Një numër në rritje grash ruse po kërkojnë kthimin nga fronti të burrave, djemve dhe vëllezërve të tyre të mobilizuar pas një dekreti të nxjerrë nga Presidenti Vladimir Putin në shtator të vitit të kaluar./ VOA

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika