Moskonsitituimi i Kuvendit, PDK mbledh Kryesinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbledhur sot Kryesinë e partisë, shkak i situatës së krijuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja e Kryesisë zhvillohet në kohën kur ende nuk është caktuar data për vazhdimin e seancës konstituive.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar për TV Dukagjinin se në mbledhjen e Kryesisë së partisë do të diskutohen, siç tha ai, shkeljet e vazhdueshme kushtetuese dhe hapat që kjo parti do të ndërmarrë lidhur me ngërçin politik.

Lushtaku nuk ka dhënë koment nëse PDK-ja do t’i përgjigjet ndonjë ftese të mundshme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar sot se komunikimi me liderët e partive politike do të vazhdojë, me synimin për të arritur një marrëveshje politike dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike, duke u bërë thirrje partive të tjera që të ulen në dialog.

“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten”, ka deklaruar Kurti.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të partive opozitare që të diskutojnë dhe të arrijnë një marrëveshje, duke thënë se qytetarët nuk duan zgjedhje të reja, por zgjidhje politike.

Të fundit nga rubrika