Analisti Visar Ymeri ka thënë se në partitë opozitare nuk janë duke e bllokuar procesin për konstituimin e Kuvendit por bllokues sipas tij është vet Albin Kurti, lideri i partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje.

“Opozita so ka bllokon, Kurti po bllokon. So ka bllokon opozita, opozita po thotë që ky është ligji dhe duhet me i respektu procedurat e Kuvendit, kjo ish kon deshtë me qenë kërkesë e secilit deputet”, ka thënë Ymeri.

“Deputeti duhet me u kujdesë që procedurat mos me u shkel, por procedurat kanjëherë janë në kundërshtim me vullnetin tënd, shpeshherë ligjet na doken si pengesë, në atë që dojmë me bë, por s’ki qare pa i respektu”, është shprehur ai në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.