Moslejimi i Thaçit në varrim në babait, Musliu: Të rishqyrtohet pozicioni i Gjykatës Speciale
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që institucionet e Kosovës pas formimit të Qeverisë së re, të mbajnë një seancë parlamentare për të rishqyrtuar pozicionin ndaj Gjykatës Speciale, pas vendimit të saj për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij. Musliu e cilësoi këtë vendim si […]
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që institucionet e Kosovës pas formimit të Qeverisë së re, të mbajnë një seancë parlamentare për të rishqyrtuar pozicionin ndaj Gjykatës Speciale, pas vendimit të saj për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.
Musliu e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të çnjerëzor.
“Ndjehem zakonisht e indinjuar, dhe e dëshpëruar me padrejtësitë që po ndodhin në Hagë. Unë vazhdoj të them se ato më nuk e kanë emrin Dhomat e Specializuara por janë dhoma të politizuara të cilët bëjnë politike dhe nuk vendosin drejtësi në vend, sikur të kishte drejtësi, sikur të kishte humanitet e njërzillëk Hashim Thaçi do të ishte sot bashkë me familjen e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçit”, ka deklaruar Musliu në një intervistë për emisionin FIVE.
“Institucionet tona, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, dhe formimit të institucioneve puna e parë që duhet ta bëjnë është të mbajnë seancë parlamentare ku do të rishqyrtojnë pozicionin e Gjykatës Speciale. Kjo metodë e përndjekjes, e shkeljes së të drejtave të njeriut, nuk duhet toleruar më tutje, është mbushur kupa, po dëshmohet çdo ditë që kjo gjykatë nuk ka të bëj me drejtësi, kjo gjykatë është politike e cila e fabrikuar dëshmitarë, e cila çdo ditë e më tepër po e degradon nocionin drejtësi”, ka deklaruar Musliu për emisionin FIVE.















