Moslicencimi i Prishtinës, Osmani kritikon ashpër komisionin e FFK-së

Të premten, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se cilat klube janë licencuar për garat e UEFA-s në edicionin 2023/24.

Nga 12 klube që kishin nisur procesin e licencimit, nëntë prej tyre janë licencuar, kurse tri janë refuzuar, nga Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve. Në mesin e tri klubeve të refuzuara është edhe skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina.

Në një prononcim për RTV Dukagjini drejtori i klubit kryeqytetas, Artan Osmani, tha se më 25 maj do të dorëzojnë ankesë në shkallën e dytë, teksa ishte skeptik për punën e anëtarëve të Komisionit.

“Tash do të dorëzojmë me 25 maj ankesë, në listën që e pashë unë se kush ishin pjesë e Komisionit e Licencimit nuk jam i sigurt nëse janë në dijeni të interpretojnë një rregullore”, tha ai.

Tutje, Osmani pretendoi se këto gjëra janë duke u bërë qëllimisht. Sipas tij, pas ankesës skuadra e Prishtinës do të licencohet për garat e UEFA-s në këtë edicion.

“Kush merret me futboll në Kosovë e dinë se çfarë po mundohen të bëjnë, nuk është ndonjë sekret kjo punë. Nuk na kanë dërguar asnjë lloj vendimi apo e-mail, nuk kam asnjë nen të rregullores të shoh se pse e kanë marrë këtë vendim për përjashtim nga garat europiane. Por, besoj që pas ankesës më 25’tin atëherë do të licencohemi”, tha drejtori i bardhë e kaltërve.

Përveç Prishtinës klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-s për sezonin 2023/24 janë Ferizaj dhe Drenica. Ndërsa, janë licencuar Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva, Trepça’89. Nga Superliga e femrave janë licencuar Mitrovica dhe EP Hajvalia.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika