“Moslicencimi” nga MKRS-ja, FFK-ja nuk i pret as te martën klubet në takim

Federata e Futbollit të Kosovës nuk i ka pritur në takim klubet vendore të shtunën. Anipse një takim i tillë i ishte premtuar, burime të RTV Dukagjinit mësojnë që klubet nuk u pritën nga askush.

Madje, sipas të njëjtave burime, ato klube nuk do të priten në takim nga FFK-ja edhe të martën, sepse e njëjta federatë ju ka premtuar që gjatë kësaj jave do të kryhet përfundimisht “licencimi”.

RTV Dukagjini po ashtu mëson se kubet që kishin shprehur shqetësimin për “moslicencim” të FFK-së, nga MKRS-ka e mirëpresin lajmin, nëse do të ndodhë një “licencim”  në mënyrë që ti gëzojnë benefitet financiare nga ligji për sponzorizim.

Burime të njëjta treguan se klubet do e mbështesin çdo kërkesë apo vendim të MKRS-së, dhe kërkojnë që sa më shpejtë FFK-ja ti plotësojë kriterat e parapra nga ligji i sportit.

Kujtojmë që kryetar aktual i FFK-së është Agim Ademi, i cili ishte zgjedhur në këtë detyrë në Kuvendin Zgjedhor të 6 prillit, ku nuk u lejua prania e mediave.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika