Mosmarrëveshjet për largimin e Lekndreaj: Flet basketbollisti

Daniel Lekndreaj ka njoftuar sot largimin nga klubi "KB Peja"

Basketbollisti, Daniel Lekndreaj

Basketbollisti i klubit “KB Peja”, Daniel Lekndreaj pak kohë më parë paralajmëroi largimin nga ky klub për të vazhduar diku tjetër.

Megjithatë reaguan edhe klubi duke deklaruar se ai nuk mund të largohet pasi ka ende kontratë valide.

Lekndreaj gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Pasdita Sportive” me Burim Sejdiun dhe Ardit Lipën në Radio Dukagjini, deklaroi se u është falendërues tifozëve që kanë qenë aty për klubin në ditë të mira dhe të këqija.

Në lidhje me çështjen e kontratës, basketbollisti nuk deshi të deklarohet, duke thënë se këtë do t’ua lërë organeve kompetente.

Në lidhje me shkaqet e largimit Lekndreaj thotë se shumë gjëra kanë ndikuar për t’u marrë ky vendim, duke shtuar se ai gjithmonë e ka dhënë maksimumin dhe nuk e ka kursyer vetën asnjëherë.

Ai thekson se çdoherë ka persona brenda klubit që ta hedhin poshtë klubin, porse ai nuk pranon të flasë me emra.

“Çdoherë është një formë që ty ta hedhë poshtë mundin qe ke bërë aty. Nuk dua të cekë emra se nuk jam unë askush që t’ua cek emrat atyre, por çdokush e njeh vetën, çdokush e njeh tjetrin… Peja, Shqipëria, Kosova janë të vogla, çdo gjë merret vesh”.

Për të ardhmen e tij ende nuk ka një vendim. Ai thotë se do ta shohë mundësinë më të mirë për karrierën e tij.

Së fundmi ai deklaron se i është falënderues Fatmir Gashit që i ka mundësuar marrjen e pasaportës, duke theksuar se ata kanë pasur nevojë për të, e ky ka pasur nevojë për pasaportë, andaj gjithçka ishte reciproke.

Klubi i basketbollit “Peja” kanë deklaruar se Lekndreaj nuk mund të largohet nga klubi pasi ka ende kontratë, dhe mënyra e vetme është pagesa e klauzolës nga dikush tjetër.

Reagimi i Klubit “KB Peja”

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika