Mot i ftohtë dhe ngrica në vend
Të mërkurën, vendi do të përballet me një mot të ftohtë, me temperatura të ulëta dhe kushte dimërore të theksuara. Gjatë ditës, pritet që qielli të jetë kryesisht i kthjellët, por me praninë e vranësirave të shpërndara. Mjegulla dhe ngricat do të jenë të dukshme, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Temperaturat do […]
Të mërkurën, vendi do të përballet me një mot të ftohtë, me temperatura të ulëta dhe kushte dimërore të theksuara.
Gjatë ditës, pritet që qielli të jetë kryesisht i kthjellët, por me praninë e vranësirave të shpërndara.
Mjegulla dhe ngricat do të jenë të dukshme, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Temperaturat do të lëvizin nga -6 °C deri në -1 °C në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, në zonat malore, temperaturat pritet të zbresin ndjeshëm, duke arritur nga -14 °C deri në -9 °C.















