Mot i ndryshueshëm sot, reshje shiu dhe bubullima në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka parashikuar mot me diell dhe vranësira për ditën e martë, 18 gusht.

Sipas IHK-së, gjatë ditës, në zona të caktuara, vranësirat mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zonat ku do të zhvillohen dukuri konvektive, pritet edhe rritje e përkohshme e shpejtësisë së erës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra për sekondë, ndërsa gjatë zhvillimit të dukurive konvektive shpejtësia e saj mund të rritet përkohësisht.

Të fundit nga rubrika