Mot i nxehtë gjatë gjithë javës, temperaturat mbi 30 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, diell dhe temperatura të larta. Sipas IHMK-së, indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në rrezet e diellit gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, diell dhe temperatura të larta.
Sipas IHMK-së, indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në rrezet e diellit gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Kujdes i veçantë duhet të tregojnë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
“Rekomandohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, sidomos ujë”, thuhet në njoftimin e institutit.
E hënë: Diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat: 7–10°C në mëngjes, 25–29°C në mesditë.
E martë: Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Maksimumi deri në 30°C.
E mërkurë: Mot i ngjashëm, temperaturat deri në 31°C.
E enjte: Diell me pak vranësira. Temperaturat mes 9–12°C në mëngjes dhe 28–32°C në mesditë.
E premte: Diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat mes 9–13°C në mëngjes dhe 29–33°C gjatë ditës.















