Mot i nxehtë sot, maksimalja deri në 33 gradë
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta. Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 28 deri në 33 gradë Celsius, njofton Dukagjini. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes […]
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 28 deri në 33 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.















