Mot i nxehtë, temperaturat deri 36 gradë
Të martën, në gjithë territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 36 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të jenë ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius. Meteorologët nuk parashohin reshje, ndërsa nxehtësia pritet të […]
Të martën, në gjithë territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 36 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të jenë ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.
Meteorologët nuk parashohin reshje, ndërsa nxehtësia pritet të intensifikohet në orët e mesditës. Qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.















