Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu, rrufe dhe lokalisht edhe breshër.
Të hënën, sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Gjatë ditës vranësirat mund të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu të shoqëruara me rrufe, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet edhe breshëri. Temperaturat minimale 9–12°C, maksimalet deri në 29°C.
E martë
Mot me diell dhe vranësira më të dendura. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave me reshje shiu dhe rrufe, ndërsa lokalisht mund të ketë edhe breshër. Temperaturat 10–13°C minimale dhe 22–26°C maksimale.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende mund të ketë riga shiu. Temperaturat minimale 10–13°C, maksimale 24–27°C.
E enjte
Sërish mot me diell dhe vranësira të dendura, me mundësi për reshje lokale shiu gjatë ditës. Temperaturat minimale deri në 14°C, maksimalet deri në 25°C.
E premte
Mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje shiu. Temperaturat minimale 10–13°C, ndërsa maksimalet deri në 26°C.
