Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka bërë të ditur se sot(e enjte) do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK njofton se në mëngjes në shumë zona të vendit paraqiten kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Ndërsa era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s.