Mot i vranët, vende-vende me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot (e premte) në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.Do të […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot (e premte) në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.















