Mot me diell

Do të mbajë mot me diell gjatë tërë ditës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius

Mot me diell në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se të martën e 19 korrikut temperatura minimale do të sillen ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, “situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të vijoj edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit”.

“Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Të dhënat e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës për motin e datës 18 korrik 2022

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se kjo situatë e krijuar meteorologjike  ka ardhur si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë.

Thirrje nga IKSHP-ja dhe IHMK-ja për kujdes për qytetarët që të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, ndërsa UV do të vazhdoj të mbetet i lartë.

Një mot i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika