Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën, më 9 qershor, vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.