Mot me diell dhe vranësira

Ditën e premte të 4 nëntorit është parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 21 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të premten e 4 nëntorit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.

“Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gradualisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet lokalisht të sjellin reshje të pakta shiu, kryesisht të përqëndruara në pjesën jugperëndimore, perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore”, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 18 deri në 21 gradë Celsius.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika