Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Ditën e diel të 23 tetorit është parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 24 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të dielën e 23 tetorit në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Era pritet të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 17 deri në 39 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 5 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu vende-vende.

Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika