Kosova sot do të përballet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë mes 27 dhe 33 gradë.

Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë.