Mot me diell, pjesërisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton se riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
IHK njofton se riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.















