Mot me diell të enjten në Kosovë

Ditën e enjte të 27 tetorit është parashikuar të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 22 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të enjten e 27 tetorit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e para të mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull në ultësira.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i verlindjes me shpejtësi prej 10 deri në 23 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika