Mot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e shtunë të 5 nëntorit është parashikuar të mbajë mot me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 18 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të shtunën e 5 nëntorit në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, kohë pas kohe pritet të ketë edhe reshje shiu.

Ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike.

Era pritet të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 15 deri në 43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen prej 16 deri në 18 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika