Sot, e diel, vendi ynë do të përballet me mot kryesisht të vranët gjatë orëve të paradites, ku priten reshje lokale shiu, herë pas here në formë rrebeshesh. Reshjet do të jenë më të theksuara në jug, juglindje dhe lindje të vendit.

Në zonat e larta malore, reshjet do të jenë në formë bore.

Megjithatë, pasdite parashikohet një përmirësim i kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve dhe kthjellime të pjesshme, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi që do të variojë nga 15 deri në 43 kilometra në orë.

Temperaturat do të shënojnë një rritje graduale. Vlerat minimale do të jenë ndërmjet 7 dhe 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 18°C.