Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot( e enjte) në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.