Mot me vranësira, intervale me diell dhe reshje të izoluara
Institucionet meteorologjike parashikojnë se të premten vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Në disa zona të izoluara priten reshje të dobëta shiu. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe parashikohet të jetë herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që do të variojë […]
Institucionet meteorologjike parashikojnë se të premten vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Në disa zona të izoluara priten reshje të dobëta shiu.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe parashikohet të jetë herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që do të variojë nga 17 deri në 50 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë një rritje graduale. Vlerat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 22°C./MeteoKosova















