Moti deri në 27 gradë, vranësira dhe reshje të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se sot, e enjte, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë pjesës së parë të ditës. Më pas, vranësirat parashihen të dendësohen, duke sjellë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se sot, e enjte, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë pjesës së parë të ditës.
Më pas, vranësirat parashihen të dendësohen, duke sjellë riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.















