Moti ekstrem ka zhvendosur 43 milionë fëmijë në gjashtë vitet e fundit

Numri ka të ngjarë të përkeqësohet, pasi përmbytjet, stuhitë, thatësirat dhe zjarret intensifikohen për shkak të krizës klimatike, sipas studimit të UNICEF-it dhe IDMC-së

Fëmijët e zhvendosur nga përmbytjet pinë nga një pellg jashtë një kampi të improvizuar në Pakistan. Rizwan Tabassum, AFP.

Një studim i fundit nga Unicef dhe Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (IDMC) ka zbuluar se të paktën 43 milionë fëmijë në të gjithë botën janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Kjo shifër e frikshme është e barabartë me rreth 20 mijë fëmijë që detyrohen të braktisin shtëpitë dhe shkollën çdo ditë.

Përmbytjet dhe stuhitë janë përgjegjëse për 95 për qind të zhvendosjeve të regjistruara të fëmijëve midis vitit 2016 dhe 2021, sipas analizës së parë nga Unicef dhe IDMC. Shumica e fëmijëve të tjerë, mbi 2 milionë, janë zhvendosur nga zjarret dhe thatësira.

Zhvendosja përjetohet si një traumatizim i thellë dhe i frikshëm për fëmijët, pavarësisht moshës së tyre. Por, pasojat mund të jenë shkatërruese dhe të dëmshme për ta, pasi ata mund të humbasin mundësinë për arsimim, vaksinat që shpëtojnë jetë dhe lidhjet sociale të rëndësishme.

Catherine Russell, drejtoresha ekzekutive e UNICEF, ka shprehur shqetësimin e saj: “Është e tmerrshme për çdo fëmijë kur një zjarr i egër, stuhi apo përmbytje bie në komunitetin e tyre. Për ata që detyrohen të ikin, frika dhe ndikimi mund të jenë veçanërisht shkatërrues, me shqetësimin nëse do të kthehen në shtëpi, do të rifillojnë shkollën apo do të detyrohen të lëvizin përsëri”, raporton “The Guardian”.

Në një perspektivë globale, vendet që janë prekur më shumë nga këto zhvendosje janë Kina, Filipinet dhe India, të cilat dominojnë me 22.3 milionë zhvendosje të fëmijëve. Raporti thekson këtë fenomen me gjeografinë e tyre të prekur nga moti ekstrem, si shirat e musonit dhe ciklonet, dhe një popullsi të madhe fëmijësh, si dhe rritjen e evakuimeve parandaluese.

Megjithatë, duhet theksuar se shumica më e madhe e zhvendosjeve të fëmijëve kanë ndodhur në shtetet e vogla ishullore dhe në Brigun e Afrikës. Këto vende po përballen me kërcënime ekzistenciale të emergjencës klimatike, dhe zhvendosjet janë ndikuar nga konfliktet, moti ekstrem, qeverisja e dobët dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore.

Ndërkaq, 76% e fëmijëve të zhvendosur janë nga ishulli i vogël i Karaibeve, Dominika, i cili u shkatërrua nga Uragani Maria në vitin 2017, një stuhi e kategorisë 4 e Atlantikut që dëmtoi rëndë infrastrukturën e ishullit. Stuhitë kanë shkaktuar, gjithashtu, zhvendosjen e një të katërtës së fëmijëve në vende të tjera si Kubë, Vanuatu, Saint Martin dhe Ishujt Mariana Veriore.

Somalia dhe Sudani i Jugut shënuan zhvendosjet më të mëdha të fëmijëve për shkak të përmbytjeve, duke prekur përkatësisht 12% dhe 11% të popullsisë së fëmijëve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika