Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavë, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara në disa zona të vendit.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 23 deri në 26 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
Ndërkaq, të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth zonave malore.
Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 31 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të IHMK-së, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.