Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të jenë nga -5 gradë deri në -2 gradë Celsius, njofton Dukagjini.

Ndërkohë temperaturat maksimale do të regjistrohen mes 1 deri në 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me  shpejtësi 1-8m/s.