Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës(IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. Sipas këtij IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius kurse maksimalja do të lviz mes 6 dhe 10 gradë Celsius. “Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht […]
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës(IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.
Sipas këtij IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius kurse maksimalja do të lviz mes 6 dhe 10 gradë Celsius.
“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë”, bënë të ditur instituti.
“Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.















