Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell në disa zona të vendit.

Reshje nuk parashihen, ndërsa në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, mund të shfaqet brymë, veçanërisht në ultësira.

Temperaturat e parashikuara:

Minimale: -2°C deri 0°C

Maksimale: 7°C deri 10°C

Në viset malore pritet të ketë më shumë rreze dielli, si pasojë e inverzionit termik.