Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se dita e sotme do të karakterizohet nga mot i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Në disa zona pritet të ketë reshje të lehta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale priten të arrijnë nga 15°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me një shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.