Moti sot me diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se këtë të premte mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët. “Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33gradë Celsius. Do të fryjë erë […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se këtë të premte mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.
Javët e fundit, temperaturat në vend kanë qenë të larta, duke arritur afër 40 gradë Celsius.















