Moti sot me diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, moti sot pritet të mbajë me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga shiu të përcjellura me rrufe. “Në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri”. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të […]
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, moti sot pritet të mbajë me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga shiu të përcjellura me rrufe.
“Në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri”.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.















