Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar se e enjtja do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë, nga 1 deri në 5 metra në sekondë.