Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se moti të enjten, më 1 tetor, do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.