Moti sot me diell, vranësira dhe reshje shiu me rrufe

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), parashikon që të martën vendi të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të dendura gjatë ditës.

Sipas parashikimit, vranësirat do të shtohen gradualisht dhe do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në disa zona të kufizuara, reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 22 deri në 26 gradë.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1 deri në 12 metra në sekondë.

Të fundit nga rubrika