Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka parashikuar se të enjten vendi do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me periudha dielli të ndërprera nga vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në disa zona.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë, duke mbajtur motin relativisht të freskët gjatë gjithë ditës.