Moti sot me shi, priten edhe reshje bore

Reshje shiu në Prishtinë

Sot priten reshje shiu në të gjithë vendin, lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa lokale rrufesh, të cilat mund të prodhojnë edhe breshër të vogël. Po ashtu, pritet shqotë (shi i përzier me borë) ose edhe borë.

Sipas meteokosva, reshjet e borës do të jenë të përqëndrura në zonat malore, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të paraqiten edhe në zona të ulëta, sidomos në zonën verilindore, konkretisht në rajonin e Podujevës apo edhe në zona të tjera afër vendit në fjalë.

Era fillimisht do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa me kalimin e frontit të ftohtë do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike gjatë ditës. Minimalet do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika