Moti sot me vranësira dhe shi
Ditën e sotme të 12 marsit moti parashihet të jetë me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu. Meteo Kosova bën të ditur se reshjet e shiut në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. […]
Ditën e sotme të 12 marsit moti parashihet të jetë me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu.
Meteo Kosova bën të ditur se reshjet e shiut në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
“Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C”, shkruhet në njoftim.















