Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se të enjten, më 16 korrik, vendi do të përfshihet nga mot pjesërisht i vranët, me intervale me diell.
Sipas parashikimit, në disa zona priten ende riga lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.