Moti sot vranësira me diell dhe riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), njofton se moti gjatë ditës së enjtes do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu në disa zona të vendit. Temperaturat minimat do të luhaten nga 1°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 12°C deri në […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), njofton se moti gjatë ditës së enjtes do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu në disa zona të vendit.
Temperaturat minimat do të luhaten nga 1°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 12°C deri në 15°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–8 m/s.















