Trajneri portugez José Mourinho është i gatshëm për një rikthim të mundshëm te Real Madrid CF, nëse klubi spanjoll vendos ta rikthejë në “Santiago Bernabéu”.
Sipas raportimeve të Diario AS, i ashtuquajturi “Special One” do ta mirëpriste këtë opsion dhe është i hapur për një aventurë të re me madrilenët. Madje, thuhet se agjenti i tij e ka ofruar Mourinhon te Real Madridi, duke përfshirë edhe një klauzolë lirimi nga kontrata aktuale.
Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka kontakte direkte mes palëve dhe Real Madrid CF nuk ka marrë ende ndonjë vendim për të ardhmen e stolit.
Rikthimi i Mourinhos do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme në futboll, duke rikthyer një trajner që ka lënë gjurmë të forta në klubin madrilen.
A duhet të rikthehet “Special One” te Real Madrid? Debati mbetet i hapur.