Mozzik flet për lidhjen me Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur

Romanca e Mozzik-ut dhe Lotinës është përfolur shumë në shtypin rozë, edhe pse dyshja asnjëherë nuk ka bërë ndonjë deklarim përveç postimeve që bënin në rrjete sociale.

Por, së fundmi në një intervistë tek emisioni “Reload” në Televizionin Dukagjini, reperi ka folur rreth lidhjes së tij të re duke u shprehur se nuk është fejuar, por është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto 28 vjet jetë.

“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28 vite jetë. Ndjesia se jam shumë mirë dhe shumë happy”, ka thënë Mozzik.

E për që sa kohë janë bashkë me Lotinën, Mozzik ka pohuar se i ka thuaja tetë muaj romancë dhe se po ndjehet shumë i lumtur me të.

E sa i përket detajeve nga albumi i tij më i ri i quajtur “Mërgimstar”, Mozzik theksoi se këngët “Miss you” dhe “No Lie” janë dy këngët që i kushtohen jetës së tij personale dhe lidhen me ndjenjat e dashurisë së tij me Lotinën.

Ndërsa, Mozzik ka theksuar se kënga “Mirëmëngjes” është shkruajtur për jetën, vëllain dhe familjen e tij.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika