MPB e konfirmon sulmin kibernetik ndaj institucioneve

Uebfaqet e tri institucioneve më të rëndësishme të vendit, të hënën dhe të martën kanë qenë cak i një sulmi kibernetik. Sulmin ndaj Uebfaqeve të Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë së Kosovës e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët thonë se tash situata është nën kontrollë ndërsa, ndërsa bëjnë të ditur se vetëm ueb faqet e Presidencës dhe Prokurorisë, nuk janë të hostuar në sistemet qeveritare kompjuterike

Ilustrim

Në fillim të javës ueb-faqet e Kryeministrisë, Presidencës dhe e Prokurorisë kanë qe cak i sulmeve kibernetike.

Për disa orë kanë qanë jashtë funksionit, ndërsa sulmin për RTV Dukagjini e kanë konfirmuar edhe nga Ministra e Punëve të Brendshme.

“Me datën 1 dhe 2 Prill 2023 kemi pasur sulme kibernetike të llojit DDoS ku si pasojë e këtij sulmi kibernetik ueb faqja e Kryeministrisë kohë pas kohe ka qenë jashtë funksionit gjatë periudhës kohore të sulmit. Ekipi për reagime të incidenteve kibernetike qeveritarë (CERT-i Qeveritar), ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarr veprimet e nevojshme për izolimin e këtij sulmi kibernetik dhe kthimin në funksion të ueb faqes së Kryeministrisë. Gjendja e sigurisë kibernetike në ueb faqen e Kryeministrisë dhe në sistemet tjera qeveritare kompjuterike për momentin është stabile dhe nuk është cenuar në asnjë moment integriteti dhe konfidencialiteti i të dhënave. Në lidhje me ketë rast, jemi në proces të raportimit të tij tek organet kompetente, përkatësisht tek Policia për krime kibernetike për hetime të mëtejme. Ndërsa, sa i përket ueb faqes së Presidencës dhe Prokurorisë, ju njoftoj që ato ueb faqe nuk janë të hostuar në sistemet qeveritare kompjuterike”, thuhet në përgjigje.

Se Presidenca dhe Prokuroria punën e ASHI-së ia kanë besuar kompanive private është në dijeni edhe ish-drejtori Kujtim Gashi.

“Kanë konsideru që më e besueshme është një adresë private, që një kompani ose edhe një operator ekonomik mund të jetë më i besueshëm se Agjencia e Shoqërisë së Informacionit që është agjenci qeveritare, që merret më këtë punë dhe është me ligj e ngarkuar për të menaxhu dhe ofru mbështetje institucioneve publike”, ka thënë ai.

Gashi e kritikon Qeverinë për mungesë të vizionit në këtë fushë, gjë e cila sipas tij po vërehet edhe në faqet e komunave.

“Pikërisht është ajo që Qeveria e Kosovës nuk ka vënë në prioritet investimet në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe përditësimin e sistemeve ekzistuese duke përfshirë edhe ueb-faqet e komunave. Ueb-faqet e komunave funksionojnë si faqe të centralizuara që menaxhohen nga zyrtarët e komunave pjesërisht dhe mbështetet nga niveli qendror. Dhe në mungesë të një kontrate që i siguron mirëmbajtje, avancim dhe përditësim të këtyre ueb-faqeve, komunat vazhdojnë të ballafaqohen me sfida dhe vështirësi”, ka vijuar Gashi.

Sa i përket sulmit ndaj faqeve kryesore të institucioneve përgjegjësinë e ka marrë një grup online i quajtur “Anonymous Albania”. Protesta sipas tyre po bëhet për shkak të mos-respektimit të të drejtave të punëtorëve dhe reagimi i dobët në rastin e përdhunimit të një 11 vjeçareje në Kosovë.

Megjithatë ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se jo-domosdoshmërisht prapa sulmit qëndron ky grup.

“Po këto sulmet hibride kryesisht kanë për qëllim me e destabilizu një vend, Kosova po kalon në një fazë me të cilën ne tash po presim në janar me liberalizimi të vizave. Kërkesa në Bashikimin Evropina, kërkesa në anëtarësimin në NATO. Ka edhe shtete të cilave nuk iu konvenon kjo.Përshembull Kosova nuk është në këtë listë fare, Kosova nuk shpërndanë në rast të sulmi ndaj dikush”, ka thënë Albion Bikliqi, Ekspert i Sigurisë Kibernetike.

Bikliqi tregon se ky sulm nuk është në nivelet e larta të rrezikut për vendin.

Lidhur me këto sulme nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtare nga tri institucionet të cilat ishin cak e hakerëve.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika